E pranon Milaim Zeka: NISMA po punëson shumë familjarë

Mos i humb

Deputeti i Nismës Milaim Zeka e pranon se partia të cilës i takon po punëson shumë familjarë. Ai ka kritikuar partinë e Fatmir Limajt se kohëve të fundit e ka rritur numërin e familjareve të punësuar.

“Qe gjashtë muaj e këndej jam shumë kritik për mënyrën e punësimeve të njerëzve. Nuk janë marrë njerëzit në bazë të kritereve të vlerësimit në terren. Na nuk kemi punësu njerëz që kanë qenë aktivist. Punësimi ka shku me një familjarizëm, si tana partitë tjera, nuk ka naj ndryshim as në Nismë, ky ka qenë konfrontimi im ose vërejtja ime e brendshme, që unë kam thanë unë nuk pajtoj qysh ju po pajtoni qysh ju po i punësoni njerëzit. Në piramidën e Nismës e kanë mbështetë në shpaullta për muri, për shkak të interesave të tyre, që kanë marrë vesh ma vonë, që dikush brenda tyre qenka aksionar në kolegjin e Avni Mazreku. Avni Mazreku, krejt këto skandalet e Agjencionit të Akreditimit, i cili me një kamë ka qenë në Nismë me një kamë në zyrën e kryeministrit. Ka abuzu me besimin e Ramush Haradinajt”, tha Zeka në intervistë për Periskopin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit