E zgjedhura e Trump, merr miratimin e Senatit Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë

Mos i humb

Vrasje e vjedhje, OFL iu çon formularët tre të dënuarve nga Tirana: Deklaroni burimet e pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

U kapën pa maskë, ndëshkohen me gjoba 512 qytetarë, 5 prej tyre shoqërohen në polici

Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 512 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit.

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për...

Nuk mbajtën maska në ambiente publike, gjobiten 645 qytetarë të pabindur

Pavarësish vendimit për mbajtjen me detyrim të maskës, për t’u mbrojtur nga COVID-19, ka shumë qytetarë që nuk i binden urdhrit të...

Amy Coney Barrett , është konfirmuar mbrëmë nga Senati amerikan si Gjyqtare e Gjykatës Supreme me 52 vota pro dhe 48 kundër. Duke u bërë kështu, e para gjyqtare në 150 vite e konfirmuar pa patur mbështetjen e asnjërit prej senatorëve të partisë opozitare.

Barrett është e treta anëtare e Gjykatës së Lartë e emëruar nga Presidenti Donald Trump, gjë që ndikon fuqimisht në balancën ideologjike të gjykatës më të lartë në vend, gjykata me nëntë anëtarë ka tani një shumicë të konsiderueshme konservatore prej 6-3.

Trump e përshëndeti konfirmimin e saj duke e quajtur atë një grua me “bujari, besim dhe karakter të shkëlqyeshëm” gjatë ceremonisë së betimit në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pas votimit.

Kjo është një ditë e rëndësishme për Amerikën, për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe për sundimin e drejtë dhe të paanshëm të ligjit”, tha presidenti.

Demokratët kanë kundërshtuar emërimin e Barrett, duke shprehur rezerva si për përgatitjen e saj, ashtu edhe për procesin e plotësimit me kaq nxitim të vendit të gjykatëses së ndjerë Ruth Bader Ginsburg.

Vendimi për zgjedhjen e një anëtari të ri të gjykatës sipas demokratëve duhej ti lihej presidentit fitues të zgjedhjeve të Nëntorit.

Gjyqtarja Barrett mund të jetë një ndër gjykatësit që mund të peshojnë padi të ngritura lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, megjithëse nuk është e sigurtë nëse ajo do të kërkojë të përjashtohet pasi u emërua nga Presidenti Trump.

 Barrett do të jetë një nga gjyqtarët që do të vendosin më 10 nëntor nëse do të shfuqizohet Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, të cilin zoti Trump ka kërkuar ta rrëzojë.  

Fati i ligjit është një shqetësim thelbësor për shumë njerëz mes numrit të shtuar të rasteve të reja të korona virusit në Shtetet e Bashkuara.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

“E vuaj më shumë, sepse kam një përgjegjësi”/ Manastirliu: Politikanët të mos guxojnë të fyejnë mjekët

“Askush nga politikanët të mos guxojë të fyejë mjekët dhe të dalin e të bëjnë politikë me punën e tyre, sepse mjekët...

Bashkimi Evropian planifikon qasje në ilaçe me çmimet të përballueshme

Komisioni Europian miratoi dje një plan për të siguruar qasje në ilaçe, veçanërisht në ato të përgjithshme, në të gjithë BE dhe...

15 të vdekur dhe 775 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903...

”Premtime boshe”, Basha nga Thumana: Sot në 1-vjetorin e tërmetit zotohem se do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund katastrofës

Kreu i PD, Lulzim Basha është zotuar nga Thumana në këtë 1-vjetor të tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019 se do...

Nga 1 dhjetori mësimi i alternuar, Ministrja e Arsimit: Klasat e arsimit fillor dhe maturantët vijojnë në mjediset fizike

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se nga 1 dhjetori klasat e arsimit fillor dhe maturantët do të vijojnë mësimin në...