Edhe Finlanda ndërpret eksportin e armëve për Arabinë Saudite

Mos i humb

Autoritetet finlandeze kanë thënë se do të pezullojnë eksportet e armëve për Arabinë Saudite, duke u bashkuar me disa vende të tjera që kanë bërë të njëjtin veprim që nga vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Ministria e Jashtme përmes një deklarate thekson se Finlanda do të ndërpresë eksportin e armëve në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për shkak të “situatës alarmuese humanitare në Jemen”.

“Finlanda vepron në përputhje me kriteret e eksportit të armëve të Bashkimit Evropian, sipas të cilave rëndësi të veçantë i kushtohet të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet më tej.

Dje edhe Danimarka njoftoi gjithashtu se ka pezulluar eksportin e pajisjeve ushtarake për Arabinë Saudite për shkak të “përkeqësimit të situatës shumë të vështirë në Jemen” dhe vrasjen e gazetarit saudit.

Ministri i Jashtëm danez, Anders Samuelsen tha se shpresonte që vendet tjera anëtare të BE-së do të pezullojnë gjithashtu shitjen e armëve për Arabinë Saudite.

Samuelsen kritikoi SHBA-të për qëndrimin e tyre ndaj Arabisë Saudite, duke theksuar se SHBA-të po veprojnë në kundërshtim me BE-në dhe vazhdojnë t’i shesin armë Rijadit me vlerë miliarda dollarë.

Para Danimarkës dhe Finlandës, edhe Gjermania paraqiti kufizime për shitjen e armëve në Arabinë Saudite./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit