Edhe një sukses brilant i kryetarit Tahiri; Vushtrria fillon ndërtimin e Zonës Ekonomike

Mos i humb

Para dy viteve kryetari i Komunë së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në debatin e premtimeve ka thënë se gjatë mandatit të ardhshëm njëri prej premtimeve kryesore të tij do të jetë ndërtimi i Zonës Ekonomike.

Një vit më vonë, ky premtim që nga shumëkush u duk si i pamundur filloi të jetësohet. Në qershor të vitit 2018, që njëherësh ishte viti i parë i mandatit të qeverisjes së re, ishte viti i nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nga ish-ministri Bajram Hasani, për investime në Zonën Ekonomike.

Ky investim që cilësohet si më i madhi në 30 vitet e fundit, është përuruar para një jave ndërsa lidhur me këtë kryetari Tahiri ka thënë se një lajm I tillë e ka gëzuar qytetin e Vushtrrisë dhe njëherësh e konsideron si mundësi të jashtëzakonshme për biznes.

“Sot është një lajm i gëzueshëm për qytetarët dhe qytetin e Vushtrrisë, sepse sot po fillon investimi më i madh në 30 vitet e fundit në mbështetje të ekonomisë të biznesit dhe të sektorit privat në Komunën e Vushtrrisë. Zona ekonomike në Lumadh ka qenë njëra prej premtimeve tona kryesore. Shumë kush ka thënë që është e pamundur për tu realizuar, por ja që sot me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”, tha Tahiri

Në këtë industri mund të punësohen mbi 1 mijë persona. Ndërsa po në kjo zonë do t’i ketë 14.8hektarë dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të biznesit dhe të krijimit të vendeve të reja të punës.

Përmes një video të përgatitur nga stafi i Komunës së Vushtrrisë me moton “Besuam dhe ja dolëm sepse ndryshimin e bëjmë bashkë”, mund ta kuptoni kronologjikishtë punë e tyre hap pas hapi deri tek realizimi i Zonës Ekonomike e cila ka kushtuar rreth 1.3 milion euro. /Kosova Post/

Më poshtë gjeni videon:

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit