Edi Rama emëron dy ministra kosovarë në Qeverinë e tij

Mos i humb

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë ndryshime të mëdha në Qeverinë e tij.

Ai ka ndryshuar një numër të konsiderueshëm të krerëve të ministrisë, duke i zëvendësuar shumicën prej tyre.

Rama ka emëruar dy ministra të rijnë që vijnë nga Kosova.

Gent Cakaj nga sot do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, duke e zëvendësuar Ditmir Bushatin, ndërsa Besa Shahini do të zëvendësoj ministren e shumë përfolur të Arsimit, Lindira Nikolla.

Këto detaje, Rama i bëri të ditur sot gjatë ditës në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit, Arben Ahmetaj nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave, Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme, Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës, Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë, Mirela Kumbaro nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës dhe Sonila Qato nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.

Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit