Edukatorja pozitive me Covid, mbyllet kopshti në Maliq të Korçës

Mos i humb

Koronavirusi ka prekur edhe kopshtin në fshatin Rëmbec në Maliq, pasi është infektuar një edukatore.

Një edukatore ka rezultuar pozitive, ndërkohë që dyshohet edhe për një tjetër edukatore, e cila është në pritje të përgjigjes së tamponit.

Nga informacionet e marra, edukatoret kanë shfaqur simptoma të virusit dhe i janë nënshtruar testimit, ndërsa njëra prej tyre është konfirmuar pozitive.

Pas infektimit të edukatores kopshti është mbyllur, deri në një moment të dytë.

Ndërkohë, kujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 257 raste të reja në vend dhe humbën jetën 5 qytetarë si pasojë e koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit