Efekti Brexit: Britania e Madhe nis ideimin e sistemit të saj satelitor

Mos i humb

Mbretëria e Bashkuar do të fillojë të punojë për të patur sistemin e saj të navigimit satelitor në përgjigje të projektit Galileo të Bashkimit Europian.

Britanikët kanë zgjedhur këtë lëvizje, sepse sipas Reuters, qasja e tyre ndaj të dhënave konfidenciale në Galileo mund të kufizohet pas Brexit.

Galileo është një sistem satelitor i financuar nga BE me vlerë 10 miliardë euro, ngritur si përgjigje ndaj sistemit të pozicionimit global në SHBA – GPS.

Ministri britanik i Financave, Philip Hammond miratoi 100 milionë funte për të eksploruar sistemin satelitor që do të krijohet pas Brexit.

 Reuters thotë se Komisioni Evropian tashmë ka filluar të përjashtojë Britaninë e Madhe nga të dhënat konfidenciale në Galileo.

Sistemi satelitor i BE filloi të ndërtohet në vitin 2003 dhe duhet të përfundojë në vitin 2020.

Një ekspert vlerësoi se sistemi britanik mund të kushtonte deri në tre miliardë paund.

Bashkimi Evropian ka njoftuar më parë se Mbretëria e Bashkuar do të jetë në gjendje të përdorë sinjalin e hapur të Galileos, por ekziston një mundësi që ushtrisë britanike t’i ndalohet përdorimi i kanaleve të koduara kur Galileo të jetë për funksionim. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit