Egjipt, 13 policë dënohen me burg për shkak të grevës

Mos i humb

 

 

Gjykata egjiptiane ka dënuar 13 policë prej tre deri në pesë vjet burg për pjesëmarrje në grevën e vitit 2015, të mbajtur për shkak të rrogës dhe kushteve të punës.

Njëmbëdhjetë policë u dënuan me tre vjet burg, ndërsa dy të tjerë me nga pesë vjet për shkak të akuzave për tubim të paligjshëm dhe nxitje kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Aktvendimi, mbi të cilën mund të ankimohet, u bë i ditur të shtunën. Qindra policë në krahinën verilindore Sharqiya në viti 2015 hynë në grevë.

Egjipti ndaloi të gjitha protestat e paautorizuara në vitin 2013, pasi ushtria kreu grusht shteti dhe përmbysi nga pushteti Mohamed Morsin. Pas u përmbys Morsi, autoritetet egjiptiane nisën aksion kundër kundërshtarëve ku u vranë qindra persona dhe u arrestuan mijëra të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit