Eksluzive: Prof. Maloku: Baton Haxhiu, bëje këtë!

Mos i humb

Sociologu, dhe njohësi i situatës politike në vend Fadil Maloku, përmes një shkrimi në facebook, ka komentuar lidhur me dabatin e mbrëmshëm ndërmjet Berat Buzhalës dhe Baton Haxhiut, ku ky i fundit nuk arriti të ofroj argument të vetëm për “urgjencën” e korogjimit të kufijve të cilën gjë e kërkonte me ngulm Buzhala.

Për më tepër Maloku i propozon që Batoni të organizoj një debat ku do ti thërret ekspertët e të gjitha lëmive, ku i gjithë opinioni shqiptar ta kuptonte”meselen” e kësaj iniciative, e jo me tema te interesit shtetëror e kombëtar ta ambalazhoj me tema eufemiste e shumë të paqartë.

Ja postimi i plotë i Malokut:

Baton Haxhiu, bëje këtë!
1.Berat Buzhalës në (“xhurulltinë”!) debatin në Pressing, Baton Haxhiu NUK I OFROI AS EDHE NJË ARGUMENT TË VETËM, për urgjencën e “korigjimit” të kufijve të trojkës; Thaçi&Rama&Vuçic!?
2. Nëse Batoni, do t’i mësoi argumentet “pro et contra” të kësaj iniciative shumë konfuze, ja një ide;
3. Le ta organizon një debat publik (në tvklan) me ekspert të lëmive të ndryshme të: sigurisë, integrimeve, historisë, medieve, sociologjisë, politikës, etj.
Ku krejt opinioni shqiptar, do kuptonte “meselen” e kësaj iniciative…E jo, debatin për tema dhe çështje tē interesit shtetëror e kombëtar, ta amabalazhoj me terma eufemist, e shumë të paqartë… Bëje këtë Baton, se të mbajë për fjalë./Kosova Post/
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit