Ekspertët në Davos: pse duhet punuar më pak!

Mos i humb

Orët e pakta të punës sjellin përfitime të panumërta për punëtorët dhe për punëdhënësit, dhe bota duhet të miratojë një javë pune prej katër ditësh – thanë dy ekspertët në takimin e Davosit të këtij viti, i cili u mbyll pak ditë më parë.

Adam Grant, një psikolog i shkollës Ëarton në Pensilvani tha se hulumtimi ka provuar se nëse reduktohen orët e punës, njerëzit do të përqëndrohen më shumë dhe në mënyrë më efektive në biznes, do të punojnë më mirë dhe në mënyrë më kreative, do të jenë më të përkushtuar edhe për organizimin e jetës së tyre jashtë mjedisit të biznesit.

Ekonomisti dhe historiani Rutger Bregman, autor i “Utopia për realistët”, ndan këtë mendim dhe shpjegon se një javë me shkurtër e punës nuk është diçka radikale.

“Për dekada me radhë, ekonomistët kryesorë, filozofët dhe sociologët – deri në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar – besonin se për një produktivit më të mirë është e nevojshme për të punuar më pak”, tha ai.

“Edhe vitet njëzet dhe tridhjetë të shekullit të kaluar, punëdhënës të mëdhenj kanë konkluduar se shkurtimi i numrit të ditëve të punës në javë, i bën punëtorët më produktive. Për shembull, Henry Ford zbuloi se me shkurtimin e numrit të orëve javore të punës nga 60 në 40, punëtorët bëhen hiper-produktivë”, tha Bregman.

Edhe akademikë të cilët kanë studiuar këtë çështje, thonë se punëtorët të cilët punojnë më pak, e kanë  jashtëzakonisht të reduktuar stresin, kanë rritje në kënaqësinë e punës dhe janë 20 për qind më produktivë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit