Ekspertët të shqetësuar: Pandemia e koronavirusit po shkakton ankth e depresion!

Mos i humb

Krahas kujdesit për t’u mbrojtur nga koronavirusi qytetarët duhet kenë parasysh rëndësinë që ka shëndeti mental.

Kjo është edhe porosia e ekspertëve, ndërkohë që në këtë kohë pandemie njerëzit duhet të kujdesen për veten dhe familjen duke mbajtur maskat, por sipas tyre, ashpërsimi i masave rrit ankthin e depresionin dhe mund të krijohet një situatë e pamenaxhueshme.

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi, thotë se numri i vjedhjeve mund të rritet dhe të krijohet një mjegull në popull.

Rexhepi thotë se ankthi në këtë kohë është i lartë dhe për këtë ai ka kërkuar nga mediet që të kenë kujdes me titujt bombastik, pasi situata mund të bëhet e pamenaxhueshme.

Sipas Rexhpit, ndihma nga neuropsikiatri është shumë e nevojshme, prandaj thotë ai është përgjegjësi e gjithsecilit të kontribuojë në këtë luftë.

Nderkaq, psikologia,Rrezarta Sadiku në një intervistë vlerëson se pandemia ka ndikuar negativisht në shëndetin mental të popullatës.

Më tej, ajo tha se me lirimin e masave në fazën e dytë, njerëzit fituan lirinë psikologjike, e cila ndikoi që në aspektin fizik të rrezikohemi.

Sadiku tha se dhuna në familje në fazën e parë ka qenë shumë prezente, duke marrë parasysh kufizimet.

Sipas saj, pandemia ka hedhur në pah ato problemet në familje dhe realitetin brenda tyre, duke lënë edhe pasoja të mëtjeshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit