Eksporti zviceran, rritje për 5%

Mos i humb

Gjatë tetorit të këtij viti Zvicra ka arritur të shesë më shumë mallra në tregun botëror. Kështu, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, eksporti zviceran ka shënuar një rrritje prej 5 për qind.

Megjithatë, rritja në fjalë është ndërprerë ndërkohë.

Rritja e eksportit gjatë kësaj periudhe ka qenë e shpërndarë mjaft mirë sipas degëve ekonomike, transmeton albinfo.ch. Në pothuaj të gjithë sektorët e tregtisë ka pasur zhvillime pozitive në këtë drejtim.

Në shitjen e automjeteve, në industrinë metalike, në atë të tekstilit dhe të bizhuterisë, madje, rritja ka qenë dyshifrore (15.5 dhe 19.4 për qind). Ulje të eksportit në këtë periudhë ka shënuar vetëm industria kime dhe ajo farmaceutike.

Po ashtu rritja e eksporteve zvicerane është shënuar në të gjitha destinimet e rëndësishme më botë. Ndërsa në Amerikën Latine dhe në Afrikë, ato janë rritur për një të katërtën./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit