Fotografitë fituese të konkursit ndërkombëtar “Istanbul Photo Awards 2018” i cili u zhvillua këtë vit për të katërtën herë nga Agjensia Anadolli do të ekspozohen të hënën më 22 tetor në qendrën e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York.
Në ekspozitën që do të jetë e hapur deri më 2 nëntor, artëdashësit dhe vizitorët do të gjejnë përmbajtjen e ngjarjeve të cilat kanë bërë jehonë në opinionin botëror publik.
Në hapjen e ekspozitës, e cila do të organizohet nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i AA, Mustafa Özkaya, pritet të marrin pjesë përfaqësues turq dhe të huaj dhe zyrtarë konsullorë, anëtarë të medias kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe përfaqësues të komunitetit turk dhe fituesit e konkursit.
Gjithsej 37.000 fotografi u dërguan nga 125 vende në konkursin e sponsorizuar nga Bashkia e Stambollit (IBB), Turkish Airlines (THY) dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Në kuadër të konkursit u ndanë çmime për 27 fotografë nga 22 vende.
Korniza mbresëlënëse nga e gjithë bota
Çmimin “Fotografia e vitit” e ka fituar fotografia e titulluar “Fëmija”, e fotoreporterit boshnjak Damir Sagolj, të cilën e ka realizuar në kampin ku ndodhen refugjatët muslimanë Rohingya në Bangladesh.
Ndërsa Kevin Frayer fitoi çmimin e parë në kategorinë e “lajmit seri”, me fotografinë e titulluar “Rohingya” të shkrepur për Getty Images. Lukas Schulze me fotografinë “Notues apo peshk?”, ka fituar çmimin e parë në kategorinë “sport tek” ndërsa Pavel Volkov mori çmimin e parë në kategorinë “sport seri” me fotografitë e titulluara “Historia e Talait” e shkrepur për Vechernaya Moskva Newspaper.
Fotografi malajzian Muhamed Fathil Asri me fotografinë e realizuar për New Straits Times Press ka fituar çmimin e parë në kategorinë “Natyrë dhe Mjedis tek” ndërsa në kategorinë “Natyrë dhe Mjedis Seri” Marcus Yam fitoi çmimin e parë me fotografitë e shkrepura për Los Angeles Times.
Andrew McConnell ka marrë çmimin e parë në kategorinë “portret seri” me fotografitë e shkrepura për Panos Pictures ndërsa në kategorinë “Jeta e Përditshme Seri” fitues i çmimit të parë është fotografi rus Sergei Stroitelev. Këtë vit çmimi për Fotografin e Ri të moshës nën 28 vjeç iu dha fotografit nga Filipinet, Ezra Acayan.
Rodrigo Cabrita këtë vit ka fituar çmimin e parë në kategorinë “Natyrë dhe Mjedis seri” ndërsa Anastasia Rudenko çmimin e nderit në kategorinë “Jeta e Përditshme Seri”.
Gjithashtu të gjitha fotografitë fituese mund të gjenden në adresën “www.istanbulphotoawards.com”.
Ndërkohë bëhet e ditur se fotografët profesionistë mund të aplikojnë për konkursin “Istanbul Photo Awards 2019” në datat 1 nëntor 2018-31 janar 2019 në adresën “www.istanbulphotoawards.com”./Rtv Islam/