Ekspozitë e oldtajmerëve në Shkup

Mos i humb

Nën patronazhin e Komunës Qendër sot në Shkup u mbajt ekspozita e oldtajmerëve të automjeteve dhe motoçikletave.

Në ekspozitën e automjeteve dhe motoçikletave të vjetra marrin pjesë 20 përfaqësues të huaj dhe 30 përfaqësues vendor të oldtajmerëve eksluzive të ndara në dy periudha deri në vitin 1970 dhe nga 1971 deri në vitin 1984.

Automjetet janë ekspozuar në zonën qendrore të qytetit në organizim të “Oldtimer Club Classic AVJ” nga Shkupi.

Ekspozita e oldtajmerëve është e karakterit ndërkombëtar ndërsa vizitorët kanë mundësinë të shijojnë bukuritë e këtyre automjeteve dhe të kujtojnë kohërat e vjetra kur janë përdorur automjetet e tilla.

Oldtajmerët e vjetër të ekspozuar ishin nga prodhues të ndryshëm të automjeteve, përfshirë “Mercedes”, “Volkswagen”, “Lada”, “Zastava” dhe të tjera./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit