Ekuadori shpall gjendje emergjente për shkak të protestave

Mos i humb

Ankara

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, të enjten për shkak të protestave shpalli gjendje të jashtëzakonshme prej dy muajve.

Greva shtetërore e punonjësve të transportit dhe taksistëve kundër heqjes së subvencioneve për karburant solli protesta dhe dhunë antiqeveritare.

Qeveria e Ekuadorit të martën hoqi subvencionet katër dekadëshe për karburant, si pjesë e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për marrjen e kredisë.

Moreno në një njoftim zyrtar përshkroi subvencionet si “një shtrembërim që shkaktoi përkeqësim të ekonomisë kombëtare”, bëri të ditur kanali televiziv me qendër në Caracas Telesur.

Ai gjithashtu tha se janë të vendosur të mos ndryshojnë vendimin e tyre për “ato subvencione të çuditshme që po dëmtonin vendin”.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Maria Romo, tha se 19 persona u arrestuan gjatë protestave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit