Ekzekutimi i Hekuran Billës/ Çfarë kërkon prokuroria e Tiranës për dy të arrestuarit, pas lirimit të Adiola Lakrës

Mos i humb

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar zgjatjen e afateve të hetimit për Sebastian Malin dhe Viktor Markun, të dyshuar për ekzekutimin e Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Të dy këta persona, me lidhje familjare mes tyre akuzohen për vrasje me paramendim për gjakmarrje ndaj Billës, ndërkohë që prokuroria liroi disa ditë më parë shtetasen Adiola Lakra, e cila dyshohej si bashkëpunëtore e tyre.

Prokuroria ka kërkuar zgjatjen me tre muaj të hetimeve, me qëllim grumbullimin e provave në ngarkim të dy të pandehurve. Sa i takon Viktor Markut, ai është vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Billa në vitin 2006 në Londër, dhe vrasja në Tiranë dyshohet për gjakmarrje. Sebastian Mali është nipi i vëllezërve Marku, me të cilin Adiola Lakra kishte nisur një romancë, pas ndarjes nga Billa, dhe pikërisht këtu lindin dyshimet se ajo ka marrë pjesë në krim në rolin e nxjerrjes në pritë.

Në dosjen e prokurorisë e cila është publikuar dhe më herët  Adiola Lakra ka mohuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për t’a nxjerr në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor të vitit të kaluar.

Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit. Para grupit hetimor, Adiola Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin.

Sipas saj, ata kanë jetuar në të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri.

Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin. Billa dhe Lakra janë takuar gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit pasi siç duket Billa ka patur frikë të lëviz në vende të tjera, për shkak konfliktit për hakmarrje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit