Elbasan/ Një i arrestuar dhe 5 të proceduar për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe inspektori i pyjores në Përrenjas

Mos i humb

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person, si dhe ka proceduar penalisht pesë të tjerë, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Policia njofton se dy shtetas janë proceduar penalisht për zjarrvënie, dy të tjerë për prerje të paligjshme të pyjeve, si dhe i proceduar është edhe inspektori i Pyjores në Prrenjas, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

I arrestuari është një 55 vjeç, banues në fshatin Qukës Skënderbe, Prrenjas pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 40m³ dru pa leje përkatëse si dhe dy mjete që dyshohet se përdoreshin për transportimin e druve.

Në total janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Belsh, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin J.T., 35 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Belësh, pasi dyshohet se në fshatin Marinëz, Belsh, duke djegur disa mbeturina në pronën e tij dhe zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, për pasojë janë djegur ullinj në pronësi të shtetasit B.T”, njofton policia.

Më tej njoftohet se “Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin I.H., 60 vjeç, banues në fshatin Trash, Peqin, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në vëndin e quajtur “Gryka e Asllanit”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme”.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin P.K., 55 vjeç, banues në fshatin Qukës Skënderbe, Prrenjas pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 40m³ dru pa leje përkatëse si dhe dy mjete që dyshohet se përdoreshin për transportimin e druve. Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrë” , shtetasi O.L., 32 vjeç , banues në Prrenjas (inspektori i pyjores).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit V.K., 36 vjeç, banues në fshatin Qukës Skënderbe, Prrenjas, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 50 m³ pa leje përkatëse.

Si dhe shtetasin A.N., 60 vjeç, banues në banues në fshatin Qukës Skënderbe, Prrenjas, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësin e provës materiale 20 m³ pa leje përkatëse.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie apo të presin në mënyrë të paligjshme pyjet, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit