Elektriçistët humbën jetën pasi i zuri shtylla e tensionit poshtë, pranga drejtorit dhe inxhinierit të OST në Fier

Mos i humb

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ky dy elektricistë i zuri poshtë shtylla e tensionit e për pasojë humbën jetën, policia e Fierit ka vënë në pranga drejtorin dhe inxhinierin e OST.

Andi Prifti dhe Eriseld Lala akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.

NJOFTIMI

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit:

Andi Prifti, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.

Eriseld Lala, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit