Emerohet edhe një zv/minister, shkon në 79 numri i tyre!

Mos i humb

 

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, është emëruar në Qeverinë Haradinaj në postin e zv/ministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Me emërimin e Hysenit në këtë post Qeveria aktuale ka një numër rekord të zv/ministrave. Numri i tyre ka arritur gjithësejt në 79.

Kabineti qeveritar deri më tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, pesë zv/kryeministra, 21 ministra dhe 79 zv/ministra.

Në një përgjigjje për Gazetën Express nga zyra e kryeministrit të Kosovës thuhet se Hajredin Hyseni ka rreth një muaj që është emëruar zv/ministër dhe numri i zv/ministrave në total është 79.

Qeveria Haradinaj vazhdimisht kritikohet për numrin e madh të zv/ministrave madje analistët politikë dhe shoqëria civile thonë se të njejtit po e dëmtojnë buxhetin e Kosovës, përderisa pohojnë se Ministritë dhe Kabineti i Haradinajt janë të mbipopulluara.

Me të hyrë në Qeveri, Ramush Haradinaj kishte marrë vendim për rritje të pagave. Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, sipas këtij vendimi, ata tani paguhen 2,000 euro në muaj. Kurse, 79 zv/ministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, marrin pagë mujore prej 1,150 euro.

Vetë Ramush Haradinaj mohon se numri i madh e zv/ministrave po e dëmton Kosovën madje nëpër media është shprehur se për shkak të koalicionit shumëpalësh që ka qeveria e tij, është e domosdoshme të emërohen zv/ministrat./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit