​Emërohet shefi i ri i misionit të EULEX-it në Kosovë

Mos i humb

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar, Giovanni Pietro Barbano shef të ri të Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë-EULEX.

Barbano është gjeneral major në Karabinierët Italianë dhe drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Vicenza, Itali.

Mandati i tij si shef i EULEX-it në Kosovë do të zgjasë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.

Vendimi për emërim është marrë nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri (KPS).

Barbano është pasardhës i Lars-Gunnar Wigemarkun

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit