Emiri i Kuvajtit: Kriza e Gjirit është e përkohshme

Mos i humb

Emiri i Kuvajtit, Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, është shprehur se kriza e Gjirit është e përkohshme “pavarësisht sa kohë zgjat”.

Emiri Sabah, duke folur në takimin e 11-të të Kryetarëve të Kuvendit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në Kuvajt, ka vënë në dukje se janë përballur me pengesa në rrugën ku ata po ecin për t’i dhënë fund krizës së Gjirit. Ai ka theksuar nevojën për të punuar së bashku për të luftuar me vështirësitë.

“Krizën e Gjirit e vërejmë të përkohshme pavarësisht sa kohë zgjat ajo”, është shprehur Sabah, duke vazhduar më tej se: “Cilido nga ne është i vetëdijshëm se ngjarjet që na rrethojnë për fat të keq janë duke u përkeqësuar. Kjo është një sfidë e madhe për të gjithë ne. Përgjegjësia që bie mbi ju është e madhe. Ju jeni në gjendje të forconi frontin e Gjirit. Popujt tanë po presin me padurim të madh prosperitetin dhe zhvillimin”.

Takimi i mbajtur me ftesë të Emirit të Kuvajtit, Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, që është edhe presidenti i radhës së GCC-së, zhvillohet rreth një muaj pas Samitit të Liderëve të GCC-së. Samiti i 38-të i zakonshëm i GCC-së u mbajt më 5 dhjetor. Në nivelin e liderëve në samit morën pjesë, vetëm Emiri Kuvajtit Sabah dhe Emiri Katarit Temim bin Hamed Al Thani.

Qeveritë e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Bahreinit dhe Egjiptit më 5 qershor i ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike me Katarin, duke çuar në një krizë në rajonin e Gjirit, ndërsa Kuvajti luajti një rol ndërmjetës në krizë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit