Emocionuese: Ish-balerina me alzheimer “shndërrohet” kur dëgjon “Liqeni i Mjellmave”

Mos i humb

Një moment shumë emocionues është bërë viral në rrjetet sociale.  Një video e publikuar së fundmi tregon momentin kur një ish prima-balerinë që vuan me Alzheimer transformohet kur dëgjon muzikën nga liqeni i Mjellmave.

Marta C Gonzalez shfaqet e ulur në karrigen e saj me rrota ,ndërsa një kujdestare i vendos asaj kufjet dhe  fillon të luajë Liqenin e Mjellmës së Tschaikovsky, muzikë të cilën  Gonzalez e ka kërcyer  në rininë e saj.

Ajo ka qenë primabalerinë me New York Ballet në vitet 1960. Ndërsa muzika fillon, Gonzalez preket dhe duart e saj instiktivisht ribëjnë lëvizjet e këndshme që kishte realizuar në skenë, më 1967.

Marta vazhdon të ndjekë ritmin dhe kujton koreografinë që kërceu dekada më pare, kur ishte e re.

https://streamable.com/e/fu8ev5
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit