Emona Muci fituese për vendin vakantë të Gjykatës së Apelit në KLGJ

Mos i humb

Gjyqtarja Emona Muçi është fituese e garës për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësorë për pesë vitet e ardhshme nga radhët e Gjykatës së Aeplit.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë të gjithë  trupës së gjyqtarëve të vendit tonë, për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinjë të trupës së Këshillit të Lartë Gjyqësorë, nga rradhët e Gjykatave të Apelit Emona Muçi rezultoi fituese me 133 vota, kundrejt 92 votave të marra nga Irida Kaçerja. Nga KLGJ, nga rradhët e Gjykatave të Apelit i mbaron mandati Dritan Hallunajt.

Tashmë pritet rezultati për dy pozicionet e tjera, në garën mes gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë. Nga Shkallët e Para të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Alma Kodraliu dhe Gentjana Muçaj, ndërsa Markeljan Koça vjen në garë nga Shkalla e Parë Administrative. Fituesit do të zënë vendin që do të lihet i lirë nga përfundimi i mandatit të gjyqtareve Marçela Shehu dhe Brikena Ukperaj

KLGJ ka në total 240 gjyqtarë, teksa kanë nënshkruar sot praninë në mbledhje 236 gjyqtarë, të cilët morën pjesë në votim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit