Enigma e vrasjes së 20-vjeçares në Greqi, ADN-ja e bashkëshortit tek shiriti izolues

Mos i humb

Vrasja e nënës së re 20 vjeçare në Greqi prej ditësh tashmë është kthyer në një ndër çështjet e shumëpërfolura në vendin fqinj, por edhe jashtë kufijëve të tij për mënyrën se si ajo është ekzekutuar.

Një pistë e kësaj ngjarje të rëndë ku humbi jetën 20 vjeçarja britanike Caroline, në Glyka Nera të Greqisë është se në shiritin izolues janë gjetur gjurmët e ADN-së së bashkëshortit të viktimës.

Mediat vendase bëjnë me dije se në dëshminë e tij para oficerëve të policisë ai ka thënë se ua dha autorëve për ta lidhur, nën kërcënimin e një arme pasi ata nuk kishin me vete.

Ndërkohë kamerat në zonë nuk tregonin automjetin e arratisjes së autorëve, ndërsa as përshkrimi i 32-vjeçarit nuk i ka ndihmuar efektivët e policisë për zbulimin e autorëve.

Gjithashtu në vëmendje të autoriteteve greke është dhe gruaja që u paraqit si psikologia e 20 vjeçares Eleni Mylonopoulou, e cila kishte fituar besimin e Caroline dhe kishte zbuluar shumë detaje të jetës së 20-vjeçares.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit