Enkelejd Alibeaj takon fermerë e banorë të Divjakës: Nuk gënjehen më nga mashtrimet e Ramës

Mos i humb

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Enkelejd Alibeaj takoi fermerët dhe banorë të Divjakës.

“Pakënaqësia e krijuar nga rilindja dhe qeverisja e saj duke mashtruar cdo ditë fermerët me premtime boshe nuk vlen më për Divjakasit!

Askush nga fermerët e vegjël nuk ka marrë subvension e dalin na gënjejnë cdo ditë në TV pa pikën e turpit.

Fermerët e Divjakës kanë probleme të shumta si rrugët e parcelave, me mungesën e energjisë elektrike në parcela, me konsumin e madh të karburantit dhe askush nga pushtarët nuk do tja dijë e pastaj flasin për rimbursime.

Shqiptarët dhe banorët e Divjakës nuk gënjehen më nga mashtrimet e Ramës dhe qeverisë së tij në ikje”, tha Alibeaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit