Erdhi vera, rruga pa u ndrequr/ Pritet trafik pranë Borshit në aksin Sarandë-Vlorë

Mos i humb

U dhanë 128 milion euro që rrugët nacionale të mos bllokoheshin.

Për këtë arsye, kompania ” Salillari” mori 13.7 milion euro.

Por, rruga Sarandë-Vlorë u bllokua 4 muaj më parë.

Mjaftoi një reshje shiu që gjysma e rrugës të shembej.

Kjo rrugë nxori në dritë punimet pa cilësi të kompanisë “Salillari”.

Banorët e zonës thonë se nga përfaqësuesit e kompanisë dëgjojnë të njëjtin refren, që punimet do të përfundojnë këtë muaj.

Ndër të tjera, ata shtojnë se me ardhjen e sezonit turistik, kjo rrugë e shembur do të shkaktojë trafik të rënduar.

Sipas tyre, vonesa e rehabilitimit të rrugës do të dëmtojë turzimin.

Banorët e zonës thonë se disa ditë më parë janë parë në terren, inxhinierët e “Sallilarit”, por që prej ditës që është shembur rruga, të vetmet punime që ka bërë kompania, është vendosja e blloqeve të betonit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit