Erdogan-Abbas: Të parandalohen hapat që vështirësojnë zgjidhjen e problemit palestinez

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës mësohet se presidenti palestinez Abbas ka ndarë informacione rreth zhvillimeve të fundit në rajon kryesisht për vendimin e disa vendeve për të zhvendosur ambasadat e tyre në Kuds.

Dy liderët kanë shkëmbyer idetë rreth asaj se çfarë mund të bëjnë për të parandaluar hapat e gabuar që do të vështirësonin zgjidhjen e problemit të Palestinës.

Erdogan me rastin e bisedës ka deklaruar edhe një herë se si Turqi ata do të vazhdojnë të jenë mbështetës të kauzës së drejtë të palestinezëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit