Erdogan biseda telefonike me liderë për Jerusalemin

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, presidentin e Azarbejxhanit İlham Aliyev dhe presidentin e Libanin Mishel Avn lidhur me zhvillimet e fundit në Jerusalem.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, Erdogan edhe sot zhvilloi biseda telefonike lidhur me zhvillimet në Jerusalem.

Erdogan sot në mëngjes bisedoi me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, presidentin e Azarbejxhanit İlham Aliyev dhe presidentin e Libanin, Mishel Avn.

Ai tha se tentimi i qeverisë së SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit do të ndikojë negativisht në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Presidenti Erdogan gjatë bisedave theksoi rëndësinë e mbrojtjes së statusit të këtij qyteti, i cili është i shenjtë edhe për muslimanët.

Gjatë bisedave Erdogan tha se rruga e paqes dhe e stabilitetit kalon përmes krijimit të një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës, brenda kufijve të vitit 1967 dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Në këto biseda është potencuar rëndësia e një qëndrimi të përbashkët në Samitin e Jashtëzakonshëm Islamik, i cili do të organizohet të mërkurën më 13 dhjetor nga Turqia, si kryesuese e radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI)./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit