Erdogan bisedë telefonike me Macron

Mos i humb

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Francës Emmanuel Macron, ku është theksuar rëndësia jetike e mbrojtjes së integritetit territorial të Sirisë dhe për atë që rajonet e pastruara nga DEASH-i të mos lihen në duart e organizatave tjera terroriste.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, në bisedën telefonike përderisa Erdogan ndodhej në qytetin Balıkesir, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe problemet rajonale.

Presidenti Erdogan, i cili ka dhënë informata për Samitin trepalësh të organizuar më 22 nëntor në Soçi të Rusisë, ka njoftuar presidentin Macron se i japin rëndësi të madhe realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të drejta nën vëzhgimin e OKB-së ku të gjithë sirianët do të mund të shkojnë të votojnë.

Në bisedë dy presidentët diskutuan edhe për forcimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, energjisë dhe industrisë së mbrojtjes në mes Turqisë dhe Francës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit