Erdogan bisedë telefonike me May, në fokus zhvillimet në Siri

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Sipas informacioneve nga burimet presidenciale, në bisedë janë trajtuar zhvillimet e fundit në Siri.

Në bisedë kryeministrja britanike May, ka informuar presidentin turk, Erdogan, në lidhje me operacionin të cilin e kanë zhvilluar kundrejt regjimit sirian.

Presidenti Erdogan tërhoqi vëmendjen se Turqia gjithmonë ka dënuar në mënyrë të qartë përdorimin e armëve kimike.

Presidenti i Turqisë theksoi se rruga e vetme për të përfunduar persekutimin e regjimit sirian të cilën e kryen me armë kimike dhe ato konvencionale, dhe për paqen dhe qetësinë e përhershme të popullit sirian është zgjedhja politike.

Në bisedë gjithashtu theksohet se Erdogan ka vënë theksin mbi rëndësinë e mos përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve në rajon. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit