Erdogan: Bota islame ka mbetur në klasë në provimin e Kudsit

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në mitingun e zhvilluar në Yenikapi të Stambollit në mbështetje për Palestinën nën mesazhin “Mallkuar zullumi, mbështetje Kudsit”, deklaroi se “Bota islame ka mbetur në klasë në provimin e Kudsit. Jo vetëm bota islame, por në klasë ka mbetur i gjithë njerëzimi”.

“Kudsi nuk është vetëm një qytet. Kudsi është një simbol, një provim, Kudsi është Kibla. Nëse nuk mbrojmë Kiblen tonë të parë, nuk mund ta shohim të sigurtë të ardhmen e Kibles tonë të fundit”, tha presidenti turk.

Duke theksuar se Kombet e Bashkuara (OKB) mbetën të heshtur ndaj pushtimi të Kudsit në vitin 1967, Erdogan tha se “Ata janë të përfshirë indirekt në këtë zullum duke qëndruar vetëm vëzhgues në të gjitha aktivitetet e padrejta, të pamoralshme, jo legjitime dhe jo morale që Izraeli ka kryer”.

“Kudsi për ne është njëlloj sikurse Çanakalaja”, tha presidenti i Turqisë, duke shtuar se “Izraeli që prej vitit 1947 ka bërë atë çfarë ka dëshiruar, po ashtu edhe sot me të njëjtën pamaturi po vazhdon rrugën e tij. Ne nuk mund të injorojmë këto të vërteta. Me vendimin e fundit që morën SHBA-të u zgjatën duart edhe njëherë ndaj privatësisë të Kudsit. Mesxhid-i Aksa po ndyhet me çizmet e sionistëve radikalë që sa vijnë e shtohen. Xhamia El-Halil ndodhet ende nën pushtim dhe ne muslimanët nuk bëjmë, nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse dënojmë aktet”.

“Nëse e gjithë bota, të gjithë muslimanët bëhen një dhe qëndrojnë përballë këtij zullumi, të më besoni se Izraeli nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë i vetëm pamaturinë e tij me mbështetjen e lobingjeve ku ai ka mbështetur shpinën e tij”, u shpreh Erdogan, duke theksuar se e vetmja gjuhë që mizori i pamoralshëm kupton është forca./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit