Erdogan diskuton situatën në Siri dhe Libi me homologun amerikan

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan, Donald Trump.

Gjatë bisedës telefonike, Erdogan dhe Trump biseduan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, përfshirë gjendjen e fundit në Libi dhe Siri.

Erdogan ka theksuar se Turqia ka ndjekur me shqetësim dhe pikëllim aktet kundër njësive amerikane të sigurisë në Irak dhe është shprehur i lumtur për përfundimin e incidenteve në Ambasadën e SHBA-ve në Bagdad.

Dy liderët kanë potencuar rëndësinë e diplomacisë për zgjidhjen e çështjeve rajonale, duke rënë po ashtu dakord për forcimin e bashkëpunimit për përfitime edhe në raportet dypalëshe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit