Erdogan: I kemi të hapura arkivat për ata që duan të dinë të vërtetën për çështjen armene

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ata që nxisin probleme me pretendimet për të ashtuquajturin gjenocid armen, veçanërisht Franca, “nuk kanë interesim për të vërtetën”.

“Kur ne do të gërryejmë më thellë në gjenocidet, masakrat dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, do të shohim vendet e njëjta që bëjnë zhurmë për demokraci dhe liri”, tha Erdogan gjatë një simpoziumi për arkivat dhe studimet historike në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

“Të gjithë ata që dëshirojnë t’i mbajnë leksion Turqisë në lidhje me të drejtat e njeriut dhe demokracinë, mbi çështjen armene dhe luftën kundër terrorizmit, kanë një histori të përgjakur”, the presidenti Erdogan.

“Arkivat e Turqisë janë plotësisht të qasshme për ata që duan ta gjejnë të vërtetën”, tha Erdogan, duke u bërë thirrje armenëve dhe palëve të treta që të hulumtojnë ngjarjet e vitit 1915.

Erdoğan gjithashtu tha se asnjë grup apo shtet nuk ka mundur që të argumentojë pretendimet për çështjen armene përmes provave arkivore.

Komentet e presidentit Erdogan vijnë pasi Franca shpalli ditë përkujtimore për pretendimet e të ashtuquajturit gjenocid.

Qëndrimi i Turqisë për ngjarjet e vitit 1915 është se vdekjet e armenëve në Anadollin Lindor ndodhën pasi disa u bashkuan me okupatorët rusë dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Zhvendosja e armenëve që pasoi, rezultoi në viktima të shumta.

Turqia kundërshton prezantimin e incidenteve si “gjenocid”, por i përshkruan ngjarjet e vitit 1915 si tragjedi në të cilën kishte viktima nga të dyja palët.

Ankaraja ka propozuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia, si dhe ekspertëve ndërkombëtarë për të trajtuar këtë çështje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit