Erdogan: Integriteti territorial, baza e politikës sonë për Irakun

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Mbrojtja e unitetit politik dhe integritetit territorial, sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë është baza e politikës sonë lidhur me Irakun”.

Presidenti Erdogan gjatë një fjalimi në një konferencë të përbashkët për media pas takimit të zhvilluar me presidentin e Irakut, Barham Salih, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Ankara tha se shpresojnë që këtë vit të vazhdojnë aty ku kanë mbetur takimet e Këshillit të nivelit të lartë strategjik me Irakun.

“Një Irak që qëndron mbi këmbët e veta është shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Jemi të gatshëm të kontribuojmë për projektet e zhvillimit dhe infrastrukturës në Irak kryesisht për rajonet e dëmtuara nga konfliktet”, tha Erdoğan.

“Dëshirojmë që me Irakun të zhvillojmë kontaktet dhe bashkëpunimin tonë edhe në fushën e sigurisë. Ne kemi shumë gjëra për të bërë, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes”, tha Erdogan.

Në vazhdim presidenti turk tha se “Në tregtinë dypalëshe me Irakun në vitin 2013 kemi thyer rekordin duke arritur në 16 miliardë dollarë. Them që ta barazojmë këtë por edhe ta rrisim në 20 miliardë dollarë tregtinë dypalëshe mes dy vendeve”.

Lidhur me organizatat terroriste si DEASH, PKK dhe FETO, presidenti Erdogan tha se ato përbëjnë kërcënim edhe për Turqinë edhe për Irakun. “Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit për të arritur sukses në luftën tonë kundër terrorizmit”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit