Miratimi i kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO nga parlamenti turk mund të shtyhet deri në vjeshtë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në një konference për shtyp dje në Vilnius.
“Mund të miratohet në tetor,” tha Erdogan në samitin e NATO-s, në kryeqytetin e Lituanisë kur u pyet për një afat kohor të saktë për procesin e miratimit të kërkesës së Suedisë nga Turqia.
Parlamenti turk së shpejti do të marrë pushimet e verës deri në tetor.
Erdogan tha se pret që ligjvënësit t’i japin përparësi kërkesës së Suedisë kur legjislatura të rihapet.
“Ankaraja do të presë për një udhërrëfyes nga Stokholmi për çështjet e rëna dakord këtë javë, duke përfshirë masat kundër terrorizmit, përpara se Turqia të dërgojë protokollin e pranimit të Suedisë në parlament”, tha Erdogan.
Presidenti turk tha se ai beson se Suedia, së shpejti do të ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar shqetësimet e Turqisë, sipas të cilave Stokholmi i jep fund mbështetjes së supozuar për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit të ndaluar, një grup i caktuar terrorist nga Ankaraja, SHBA dhe BE.
Në vazhdën e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 dhe procesi i miratimit të tyre pritej të ndodhte paralelisht.
Por, Finlanda, është anëtare e aleancës që nga prilli, ndërsa Suedisë i mungon ende drita jeshile legjislative e Turqisë dhe Hungarisë.


