Erdoğan: Ne nuk kemi për qëllim të heqim dorë nga aleatët tanë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Ne nuk kemi për qëllim të heqim dorë as nga anëtarësimi në NATO as nga aleatët tanë. Përkundrazi, ne duam të fitojmë një vend më të fortë në këto struktura”, (AA).

“Edhe pse u abuzua në periudhat e juntave dhe periudha të këqija, Forcat tona të Armatosura që kanë dalë nga gjiri i kombit tonë kanë vazhduar dhe do të vazhdojnë të jenë siguria më e madhe e pavarësisë dhe të ardhmes tonë”, ka theksuar presidenti Erdoğan gjatë një fjalimi të mbajtur në ceremoninë e Diplomës së Akademisë Ushtarake të Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare.

Pasi ka vënë theksin se askush nuk ka ofruar mbështetje të sinqertë në periudhën kur terroristët anëtarë të organizatave DEASH, PKK, YPG, PYD të pozicionuar në Siri dhe Irak kanë kërcënuar Turqinë dhe kufijtë e saj, Erdoğan tha se “Në lindje të Eufratit, përndjekja e organizatës terroriste kundër njerëzve të rajonit tashmë nuk mund të fshihet më. Fakti që organizata terroriste separatiste që ne mposhtëm, vazhdon aktivitetet e saj duke u strehuar nën petkun e një vendi që është aleati ynë, sot na del përballë si një problem më vete”.

Ai shtoi më tej se “Ne nuk kemi shumë kohë dhe durim për zonën e sigurt që do të vendoset përgjatë të gjithë kufijve tanë në lindje të Eufratit”.

“Tashmë askush nuk duhet të përpiqet të mashtrojë dikë me arsyetimin e DEASH-it, i cili shihet qartë se është futur në terren si një projekt nga duart e errëta. Problemi në rajon nuk është DEASH-i. Është një luftë e ndarjes së interesave të pushteteve të caktuara. Nuk do të lejojmë që as Turqia dhe as vëllezërit tanë në rajon të bëhen material i kësaj loje të shëmtuar. Me operacionet ‘Mburoja e Eufratit’ dhe ‘Dega e Ullirit‘ kemi hedhur hapat e parë në këtë drejtim. Pavarësisht të gjitha problemeve të regjimit në Idlib ne po përpiqemi me të gjithë fuqinë tonë që në bashkëpunim me Rusinë të parandalojmë masakra dhe valë të reja migrimesh”, tha presidenti Erdoğan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit