Erdogan: Nuk do të qëndrojmë të heshtur ndaj një grushti të armiqve

Mos i humb

Erdogan: Nuk do të qëndrojmë të heshtur ndaj një grushti të armiqve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Kongresin e gjashtë të zakonshëm të AK Partisë në qytetin turk Bayburt tha se “nuk do të qëndrojmë të heshtur ndaj një grushti të armiqve”.

“Tanimë nuk ka një Turqi, e cila ishte garnizon për disa organizata të caktuara ndërkombëtare. Ata të cilët na krahasojnë neve me Turqinë e viteve 1980, 1990 sigurisht se do të kuptojnë që janë brenda një mashtrimi shumë të madh”, tha Erdogan.

Presidenti Erdogan tha se “Nuk do të qëndrojmë të heshtur që një grusht i armiqve të popullit, të cilët kanë zënë skajet e gazetave, kanë vënë hipotekë në ekranet televizive dhe kanë marrë peng botën kulturore dhe artistike, t’i shfrytëzojnë vlerat e përbashkëta të shtetit tonë”.

Duke theksuar se “Ka ardhur fundi i ditëve kur keni bërë armiqësi ndaj vlerave të përbashkëta të shtetit tonë, demokracisë, populit, ezanit dhe flamurit”, Erdogan tha se “Ka përfunduar edhe periudha e rrjeteve tradhtare si sharlatani në Pensilvani, i cili ofron municionet e nevojshme për këta”.

Erdoğan, fjalimin e tij vazhdoi duke thënë se “Ata të cilët sulmet ndaj nesh i pritën me një gëzim, të cilin nuk arrinin ta fshehnin, mendoj se kur në këtë çështje u përfshi edhe Ataturku, arritën ta kuptojnë të vërtetën e kësaj çështjeje. Unë i shoh si pozitive deklaratat e bëra në këtë aspekt”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit