Erdogan paralajmërim SHBA-ve dhe Izraelit për Kudsin

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i paralajmëroi qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Izraelit që të distancohen nga hapat që do të sjellin rritjen e tensioneve në çështjen e Kudsit.

Presidenti Erdoğan, ka dërguar një mesazh me video në Kongresin e Komunitetit Amerikan Musliman (MAS) dhe Bashkësisë Islamike të Amerikës së Veriut (ICNA) që zhvillohet për herë të 16-të në Chicago të SHBA-ve duke mbledhur dhjetëra mijëra muslimanë nga e gjithë bota.

Në mesazhin e tij Erdoğan ka theksuar se mulimanët amerikanë janë përballë me sprova, rreziqe dhe kërcënime të ndryshme dhe ka uruar që kongresi i MAS-ICNA të shërbejë për mirë nga kjo pikëpamje.

“Shumica e turbullirave në politikën globale, ekonomi dhe diplomaci po përjetohen në gjeografinë islame. Teksa kërkojmë zgjidhje për problemet tona aktuale në botën islame, po kalojmë nëpër ditë të dhimbshme dhe në disa zona problemet kanë arritur në tragjedi. Ndërsa muslimanët po luftojnë nga Siria në Irak, nga Jemeni në Somali në një konflikt të gjerë gjeografik, me terrorin, urinë dhe varfërinë, në anën tjetër ata janë të detyruar të luftojnë edhe me armiqësinë kundër Islamit dhe racizmin kulturor i cili po rritet në vendet e Perëndimit”, është shprehur Erdogan.

Duke vënë në dukje se kanë shënuar rritje votat e partive politike raciste, madje në disa vende janë bërë partnerë të qeverive, presidenti i Turqisë ka theksuar se nga kjo situatë ndikohen më shumë muslimanët të cilët janë në situatën e emigrantëve dhe të pakicës.

“Dhe më e keqja është indiferentizmi përballë kësaj tabloje. Shumë politikanë perëndimorë dhe anëtarë të mediave po luajnë tre majmunët me tendencat raciste dhe krimet e urrejtjes, të cilat kanë vënë në rrezik jetën e pakicave. Ata që për vendet e tjera në çdo rast japin mësime për demokracinë, ligjin dhe të drejtat e njeriut, kur vjen puna tek ngjarjet e ndodhura në vendin e tyre ata i injorojnë paligjshmëritë”, ka shtuar më tej Erdogan.

Ndër të tjera pasi ka theksuar se janë të vendosur që të ndërmarrin në çdo platformë përpjekje për sigurinë dhe qetësinë edhe për qytetarët e tyre edhe për shoqëritë në vendet që i konsiderojnë vëllezër, Erdoğan tha se “Ne besojmë se muslimanët amerikanë që kanë një pozitë shumë të fortë në aspektin e shoqërisë politike, shoqërore dhe civile do ta mbështesin këtë betejë”.

– Mesazhi për Kudsin

Gjithashtu Erdogan ka rikujtuar se krahas 14 vendeve në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) edhe 128 vende në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së (AP-OKB) e kanë mbështetur vendimin e udhëhequr nga Turqia kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”. Ai më tej është shprehur: “Fitorja e arritur në çështjen e Kudsit na ka vërtetuar se çfarë mund të arrijmë nëse veprojmë bashkë brenda një solidarizimi”.

Erdogan vuri në dukje se 128 vende kanë mbrojtur ruajtjen e statusit historik dhe shenjtërisë së Kudsit dhe se nuk arritën rezultat shantazhet dhe kërcënimet e SHBA-ve kundër anëtarëve në AP-OKB-së para votimit për Kudsin.

“Sigurisht nga votimi për Kudsin të gjithë duhet të marrin mësime. U bëj thirrje qeverive të SHBA-ve dhe Izraelit që të distancohen veçanërisht nga hapat që do të sjellin rritjen edhe më shumë të tensioneve. Sepse Kudsi për ne është një qytet shumë i shenjtë saqë nuk mund të sakrifikohet për interesat tona. Kudsi është syri, nderi, vija e kuqe e të gjithë muslimanëve”.

“Bota islame tani duhet të bëhet e vetëdijshme për fuqinë e saj të vërtetë”, ka theksuar ndër të tjera Erdoğan, duke shpjeguar se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për Kudsin si kryesuese e radhës të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), dhe se kjo çështje duhet të jetë një arsyeje e zgjimit për muslimanët./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit