“Erdogan përdor turqit në Evropë për interesat e tij”, Çavuşoğlu i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë kryeministrit austriak

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka reaguar sot lidhur me pretendimin e kryeministrit austriak Sebastian Kurz se “Erdogan përdor turqit në Evropë për interesat e tij”

Sipas tij, BE-ja është më e kërcënuar nga ideologjia e shtrembëruar që Kurz përfaqëson.

“Kërcënimi i vërtetë ndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave të saj është ideologjia e shtrembëruar që Kurz përfaqëson. Kjo politikë e shëmtuar që formohet mbi ksenofobinë, racizmin dhe islamofobinë është mentaliteti i sëmurë i epokës tonë”, ka thënë nga llogaria e tij në Tëitter, Çavuşoğlu i cili ka cituar lajmin e Euronews.

Sipas lajmit të Euronews, Kurz ka folur për gazetën gjermane Handelsblatt ku pasi ka mbrojtur idenë e tij për mbrojtjen e kufijve të BE-së dhe se nevojitet solidarizim i plotë me Greqinë ai ka akuzuar presidentin Recep Tayyip Erdogan se “përdor refugjatët si armë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit