Erdogan: Po bëjmë gjënë e nevojshme në Afrin

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia po bën atë që është e nevojshme me operacionin e forcave turke në Afrin.

“Ne u thamë të mos fillojnë t’i sulmojnë trojet tona dhe të mos na i vështirësojnë kufijtë tanë. Nuk dëgjuan. Këtë ua kemi thënë edhe atyre që duken si aleatë tanë. U thamë se bëhet fjalë për PKK-në dhe se këta janë PYD. Këta janë të njëjtë, janë YPG. U thamë të mos hyjnë në Rakka së bashku me terroristët. U thamë se DEASH është organizatë terroriste, andaj të mos e mposhtin një organizatë terroriste me një tjetër, por këtë punë ta rregullojmë së bashku. Nuk dëgjuam. “Mirë, ju dini”, u thamë. Tani ne po bëjmë gjënë e nevojshme. Po e kryejmë vetë punën tonë”, tha presidenti Erdogan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit