Erdogan pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë, Begaj: Mirë se vjen miku i Shqipërisë dhe shqiptarëve

Mos i humb

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u prit këtë të enjte me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Erdogan do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin Begaj.

Më pas Erdogan do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.

Axhenda do të vijojë me mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes delegacioneve të dy vendeve ku pritet të nënshkruhen edhe 3 marrëveshje.

Rama dhe Erdogan do të mbajnë një konferencë për shtyp. Vizita e presidentit turk do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit