Erdogan pritet me ceremoni zyrtare nga homologu i Sudanit

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pritur me një ceremoni zyrtare nga presidenti i Sudanit, Omer el Beshir.

Presidenti Erdogan dhe homologu i tij, El Beshir, pas intonimit të himneve kombëtare, kanë përshëndetur trupën ceremoniale dhe më pas kanë pozuar për mediat.

Erdogan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, u prit nga fëmijët sudanezë me lule pas zbritjes nga avioni.

Në vizitën e tij, Erdogan është i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Hulusi Akar, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë, Nihat Zeybekci, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Ahmet Eşref Fakıbaba, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, ministri i Financave, Naci Agbal, ministri i Arsimit Kombëtar, İsmet Yılmaz, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli dhe ministri i Çështjeve të Transportit, Detarisë dhe Komunikimeve, Ahmet Arslan.

Presidenti Erdogan ndodhet në Sudan, në kuadër të një turneu për vizita zyrtare në vendet e Afrikës, si Sudan, Çad dhe Tunizi./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit