Erdogan pritet me ceremoni zyrtare nga homologu italian Mattarella

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u prit me ceremoni zyrtare nga homologu italian Sergio Mattarella.

Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin presidencial në Romë, Erdogan dhe Mattarella pozuan para gazetarëve duke shtrënguar duart, ndërsa pas prezantimit të delegacioneve, kaluan në takimin kokë më kokë.

Më pas, dy liderët do të marrin pjesë edhe në një darkë pune mes delegacioneve.

Ndryshe, sot gjatë ditës Erdogan u takua në Vatikan edhe me liderin shpirtëror të katolikëve, Papa Françeskun./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit