Erdogan pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti i Tunizisë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij tunizian, El-Baxhi Kaid es-Sibsi.

Pas intonimit të himneve të të dy vendeve në Pallatin Presidencial të Tunizisë dhe prezantimit të delegacioneve, Erdoğan dhe Sibsi pozuan para gazetarëve, kurse më pas kaluan në takimin kokë më kokë dhe atë mes delegacioneve.

Në ceremoninë e pritjes të pranishëm ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke Hulusi Akar, kryediplomati turk Mevlüt Çavusoglu dhe ministrat turq të Ekonomisë, Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Bujqësisë, Kulturës dhe Turizmit, Financave, Arsimit, Mbrojtjes dhe Transportit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit