Erdogan takon homologun rus Putin në Teheran

Mos i humb

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan u takua kokë me kokë me homologun rus Vladimir Putin në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Takimi Erdogan-Putin vjen para samitit midis liderëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit që do të mbahet në Teheran.

Para takimit me Putin, presidenti turk realizoi takim kokë më kokë edhe me presidentin e Iranit, Hasan Ruhani.

Gjatë samitit trepalësh, presidentët Erdogan, Ruhani dhe Vladimir Putin do të diskutojnë përpjekjet e përbashkëta si pjesë e procesit të Astanas dhe përpjekjet politike për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për konfliktin sirian.

Pas samitit, liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës së tij në Iran, presidenti turk shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavusoglu, ministri i Financave Berat Albayrak, shefi i Shërbimit të Inteligjencës (MIT) Hakan Fidan dhe shefi i komunikimit të Presidencës së Turqisë Fahrettin Altun.

Samiti i parë trepalësh u mbajt në qytetin e Soçit në Rusi më 22 nëntor për të diskutuar përparimin e bërë në bisedimet e paqes në Astana dhe ndryshimet në zonat e deeskalimit në Siri.

Ndërkaq, takimi i dytë ishte mbajtur në mikëpritjen e presidentit Erdogan në prill në kryeqytetin turk Ankara./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit