Erdogan: Turqia do të bëjë “atë që është e nevojshme” në lidhje me Munbixhin

Mos i humb

Turqia do të “bëjë gjithçka që është e nevojshme” në lidhje me qytetin verior të Sirisë, Munbixh, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Na premtuan duke thënë se do të largoheshin prej atje për 90 ditë, por ata nuk u larguan. Do të bëhet ajo që është e nevojshme”, tha Erdogan gjatë një ceremonie inaugurimi në provincën qendrore Isparta.

Përkundër faktit që Turqia dhe SHBA-të kishin rënë dakord për marrëveshjen rreth Munbixhit që përqendrohet në tërheqjen e grupit terrorist të YPG/PKK nga qyteti për të stabilizuar rajonin, grupi terrorist ka rritur praninë dhe aktivitetet e saj në këtë zonë.

Grupi terrorist ka hapur llogore në zonat që rrethojnë qendrën e tërë të qytetit duke mos shfaqur synim të largohen.

Erdogan i dha dritë të gjelbër një operacioni të mundshëm në Munbixh, duke thënë: “Tani, ata po gërmojnë hendeqe në Munbixh. Çfarë do të thotë kjo? ‘Ne i hapim varrezat tona, ejani na varrosni’. Ne do të shkojmë atje”.

Turqia është zotuar të nisë një operacion ushtarak kundër YPG/PKK-së në qytetin strategjik të rëndësishëm Munbixh që shtrihet në perëndim të lumit Eufrat në veri të Sirisë, si pjesë e degës së operacionit “Dega e Ullirit”. Munbixhi shtrihet në verilindje të Halepit, në jug të kufirit turk.

Erdogan po ashtu tha se nuk ka më vend për terroristët në të ardhmen e Turqisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit