Erdogan: Turqia do të nisë operacionin në lindje të Eufratit “në çdo moment”

Mos i humb

Turqia do të nisë operacionin ushtarak në lindje të lumit Eufrat në Siri “në çdo moment”, tha presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan.

“Mund ta fillojmë operacionin tonë çdo moment në territorin sirian, në çdo vend, sidomos përgjatë kufirit prej 500 kilometrash, pa dëmtuar ushtarët e SHBA-së”, tha Erdogan në një ceremoni inaugurimi në Konya.

Erdogan tha se ushtria i ka përfunduar përgatitjet për operacionin e planifikuar dhe shtoi se vendi do të bëjë atë “që është e nevojshme” lidhur me korridoret terroriste në lindje të lumit Eufrat.

“Kam biseduar me Trump. Terroristët duhet të largohen nga lindja e Eufratit. Nëse nuk largohen, do t’i largojmë ne, sepse na shqetësojnë”, shtoi presidenti turk.

Një mision i mundshëm në lindje të Eufratit, të cilin qeveria e Turqisë e ka sinjalizuar prej muajsh, do të ndodhte pas dy operacioneve të suksesshme të Turqisë në Siri, operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe atij “Dega e Ullirit”, të cilat kishin për qëllim eliminimin e pranisë së YPG/PKK-së dhe terroristëve të DEASH-it pranë kufijve të Turqisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e organizatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit