Erdogan: Turqia e shqetësuar nga shndërrimi i Sirisë në arenë për matjen e forcave

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia ndihet e shqetësuar që disa shtete janë duke e shndërruar Sirinë në vend për matjen e forcave.

“Jemi të shqetësuar që disa shtete që i besojnë forcave të veta ushtarake e shndërrojnë Sirinë në arenë për matjen e forcave”, tha Erdogan në ceremoninë e inagurimit të të linjës hekurudhore Baskentray në kryeqytetin Anakara.

Komentet e Erdogan erdhën një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi sulm të mundur në Siri dhe paralajmëroi Rusinë në Twitter pas sulmit të dyshuar kimik në Duma të Gutës Lindore më 8 prill, që vrau 78 civilë.

Deklaratat e Trump në Twitter u pasuan nga një paralajmërim nga Moska, e cila tha se rreziku i një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake midis Rusisë dhe SHBA-së në Siri “është më e lartë se më parë”.

Erdogan rikujtoi se të mërkurën zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri.

“Sot do të zhvillojë bisedë me Putin. Do të flas përsëri me të rreth asaj se si mund ta ndalim këtë masakër kimike (në Siri)”, njoftoi presidenti turk.

Erdogan po ashtu bëri të ditur se 4.123 terroristë janë neutralizuar nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”, të cilin Turqia e nisi më 20 janar për të pastruar grupet terroriste PYD/PKK dhe DEASH nga rajoni i Afrinit në veriperëndim të Sirisë.

Ai paralajmëroi kundër qarqeve që përpiqen t’i pengojnë operacionet e Turqisë kundër PYD-së.

“Gabohen nëse mendojnë se mund t’i shpëtojnë terroristët e PYD-së. Në një mënyrë ose tjetër, ne do të zhdukim çdo terrorist të PYD-së”, deklaroi Erdogan.

Erdogan gjithashtu potencoi se janë njësoj të gabuara përpjekjet për ndarjen e Sirisë përmes organizatave terroriste, aq sa është e gabuar të mbrohet regjimi i cili, siç tha ai, sulmon popullin e vet me armë kimike dhe konvencionale.

“Ne jemi kundër gjithë këtyre gjërave”, tha presidenti turk./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit