Erdogan: Turqia është e gatshme të ndajë mundësitë e saj të industrisë së mbrojtjes me Nigerinë

Mos i humb

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shkoi në Nigeri, ndalesa e fundit në turneun e tij 4-ditor në Afrikë, ku u prit me ceremoni zyrtare.

Presidenti Erdoan, pasi vizitoi Angolën dhe Togon, mbërriti mbrëmë në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar në Abuja “Nnamdi Azikwe”, Erdogan u mirëprit me një ceremoni zyrtare nga ministri nigerian i Punëve të Jashtëm Geoffery Onyeama, ministri i Rajonit të Kryeqytetit Federal, Musa Bello, Ambasadori i Nigerisë në Ankara Ismail Yusuf Abba dhe Ambasadori i Turqisë në Abuja Hidayet Bayraktar.

Presidenti Erdoan, më pas u mirëprit nga Presidenti nigerian Mohammed Buhari përsëri me një ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial.

Erdogan dhe Buhari, mbajtën një takim kokë më kokë dhe më pas dolën përpara kamerave.

Presidenti Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ndajë mundësitë e saj të industrisë së mbrojtjes me Nigerinë.

Kreu i qeverisë turke tha se në takimin me Buharin, ata rishikuan në të gjitha aspektet marrëdhëniet Turqi-Nigeri dhe ata shkëmbyen ide se si mund t’i çojnë marrëdhëniet përpara në çdo fushë.

Duke shprehur se ata kanë përshpejtuar marrëdhëniet Turqi-Afrikë, Erdogan tha: “Numri i ambasadave tona në Afrikë ka arritur në 43. Ne do të zhvillojmë Forumin e Tretë të Biznesit Turqi-Afrikë në datat 21-22 tetor në Stamboll. Pastaj, më 17-18 dhjetor, ne do të mirëpresim Samitin e Tretë të Partneritetit Turqi-Afrikë në Stamboll.”

Duke theksuar se ata janë veçanërisht të lumtur që shumë të rinj nigerianë po studiojnë në universitetet në Turqi dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe për këtë arsye përfitojnë bursa nga Turqia, Erdogan tha: “Ne jemi gati të ndajmë me Nigerinë aftësitë dhe mundësitë tona në industrinë e mbrojtjes dhe fushat e sigurisë, të cila ka fituar njohje botërore.”

Ai tha se ata janë të sigurt se ndjeshmëria e shfaqur nga Turqia në luftën kundër terrorizmit do të ketëreciprocitet edhe nga autoritetet nigeriane, Erdogan shtoi: “Për shumë vite në Turqi, ne kemi luftuar kundër organizatave të ndryshme terroriste, veçanërisht PKK, PYD, Organizata Terroriste Gyleniste (FETO), DAESH. Ne vazhdojmë të përcjellim informacionin e nevojshëm me autoritetet nigeriane në lidhje me aktivitetet ilegale të kryera në Nigeri nga FETO, autori i tentativës së pabesë të grushtshtetit më 15 korrik 2016.”

Edhe Presidenti nigerian, Buhari tha: “Ne nënshkruam marrëveshje në fushat e energjisë, industrisë së mbrojtjes, minierave dhe hidrokarbureve. Shpresojmë që këto marrëveshje të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur.” /trt

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit