Erdoğan: Turqia mund t’i shtojë masat kundër virusit nëse është e nevojshme

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij mund të marrë masa të mëtejme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19) pas rritjes së numrit të rasteve, raporton  (AA).

“Ne duhet dhe do të marrim masa në përputhje me hapat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë”, u tha Erdoğan gazetarëve pas faljes së namazit të xhumasë në Stamboll.

Ai theksoi rëndësinë e mbajtjes së maskave, ruajtjes së distancës sociale dhe kujdesit për higjienën.

“Për sa kohë që këto masa nuk ndiqen, përhapja e virusit është e pashmangshme, veçanërisht në qytetet më të mëdha”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se përpjekjet e Turqisë për të zhvilluar vaksinën kundër COVID-19 janë në vazhdim, ndërsa vendi është gjithashtu në bisedime me Rusinë, Kinën dhe Gjermaninë për të importuar vaksinën.

Gjersa trendi rritës i numrit të rasteve po vazhdon në vend, Turqia javën e kaluar njoftoi një seri masash të reja, duke përfshirë një ndalesë të pjesshme qarkullimi që është efektive në fundjava nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në ora 10:00 e mëngjesit.

Kinematë do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të vitit, ndërsa qendrat tregtare, tregjet, restorantet dhe parukeritë do të jenë të hapura nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 20:00 gjatë gjithë javës, ndërkohë që restorantet ofrojnë vetëm shërbime përmes dorëzimit.

Procesi arsimor do të vazhdojë në internet deri në fund të vitit dhe të gjitha garat sportive do të vazhdojnë të luhen pa audiencë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit